BallinaRegjionaleMitrovicëArrestohet një person për uzurpim të pronës në Mitrovicë

Arrestohet një person për uzurpim të pronës në Mitrovicë

Të ngjajshme

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet,...

Në orët e mesditës së sotme hetuesit policorë, në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.

Arrestimi i të dyshuarit B. A., 61 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara për uzurpim të paligjshëm të pronës publike.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se autoritetet komunale në Mitrovicë me vendim përkatës dy ditë më parë të dyshuarit ia kanë larguar pengesat nga hapësira publike, por përkundër këtij vendimi i dyshuari me veprimin e tij prapë ka tentuar t’i vendosë pengesat në atë hapësirë.

Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz