Arrestohet një person për kanosje me armë zjarri në Brezovicë
dp

Lexo edheTronditëse në Greqi, e detyroi të flinte me të nën kërcënimin se do t’i vriste familjarët, 41-vjeçari shqiptar përdhunon vajzën 9-vjeçare të partneres

Sipas hetimeve fillestare, tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largonte për t’u mundësuar kalimin.
Policia njofton se pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari, N.H. (65 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri (pistoletë) dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht edhe fjalë fyese.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për hetime te mëtejme”, thuhet në njoftim.

Lexo edheTronditëse në Greqi, e detyroi të flinte me të nën kërcënimin se do t’i vriste familjarët, 41-vjeçari shqiptar përdhunon vajzën 9-vjeçare të partneres
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në trajtimin e çdo rasti që cenon sigurinë publike dhe apelon te qytetarët që çdo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në polici në numrin kujdestar 192 dhe në aplikacionin digjtal “Lajmëro policinë./Lajmi.net/