Arrestohet një person në Drenas, i gjenden armë në shtëpi
BILLI
Lexo edheMe një gjysmë thes miell do ta kalojnë dimrin: Familja nga Drenasi jeton në kushte të mjerueshme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas.
Sipas policisë në një shtëpi në Terstenik është konfiskuar një kallashnikov me 60 fishekë dhe dylbi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një armë AK-47 me dylbi një karikator dhe 60 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Drenicapress

Lexo edheMe një gjysmë thes miell do ta kalojnë dimrin: Familja nga Drenasi jeton në kushte të mjerueshme