Arrestohet një francez në Turqi, dyshohet se i ndihmoi sulmuesit të lokalit të natës në Stamboll
BILLI

Lexo edheDorëheqja e Këshilltarit për Siguri të Trumpit zgjon reagimin e demokratëve

I arrestuari, qytetar francez me prejardhje turke, vetëm 22-vjeçar, është kapur në Stamboll, sipas Anadolu, përcjell Express.
Por, sipas një zyrtari policor, francezi është ndaluar javë më parë dhe formalisht kundër tij është ngritur akuzë vetëm javën që shkoi. Ndalimi i tij nuk është bërë publik më parë.
Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe ka thënë se ishte bërë për t’iu hakmarrë Turqisë për ndërhyrje ushtarake në Siri.
Lexo edheDorëheqja e Këshilltarit për Siguri të Trumpit zgjon reagimin e demokratëve
Ndërkohë, gjykata turke ia ka vazhduar paraburgimin shtetasit të Uzbekistanit Abdulgadir Masharipov, i cili është i akuzuari kryesor për kryerjen e sulmit. /Gazeta Expess/