Dorëheqja e Këshilltarit për Siguri të Trumpit zgjon reagimin e demokratëve
Shumë shpejt pasi dha dorëheqje Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Donald Trump, kanë reaguar Demokratët, transmeton Klan Kosova.
Anëtari i lartë i Nënkomitetit në Shtëpinë e Përhershme të Inteligjencës, Adam Schif ka thënë në një qëndrim të tij se Flynn gjithmonë ka qenë një zgjedhje e dobët për të qenë këshilltar për siguri – nuk është punë kjo, ka shkruar ai, për dikë që luan shpejt dhe luan me të vërtetën.
Schif ka vazhduar më tej duke kërkuar hetime rreth kontakteve në mes të anëtarëve të fushatës presidenciale të Trump dhe Kremlinit.

Lexo edheAksident në Taivan, raportohet për 33 të vdekur
Ai ka vazhduar duke thënë se duhet ende punë për të marrë vesh nëse dikush ishte në dijeni për bisedat e Flynn me ambasadorin rus, apo nëse ai ka marrë instruksione nga Trump apo ndonjë tjetër zyrtar.
Po ashtu edhe demokrati tjetër, Chriss Murphy ka shpërthyer në Twitter, duke shtuar se dorëheqja e Flynn ka rëndësi në dy raste: 1) Nëse ai është ndjekur nga ndonjë rrymë qendrore zëvendësimi me përvojë, 2) Nëse kemi ardh në fund të tregimit SHBA – Rusi.














