Arrestohet një burrë në Viti pas të shtënave me armë zjarri pati në ahengun e tij familjar- gjenden 30 copë gëzhoja
dp

Lexo edheAlbin Kurti e Ardian Gjini nuk shihen as në festivalin “Ditët e Shqiptarit”, njëri shkoi të shtunën, tjetri të dielën

Sipas informacioneve theksohet se të shtënat me armë u dëgjuan në një aheng familjar.
“Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes së tyre në të cilën kishte pasur aheng familjar”,thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës i familjes në të cilën ka qenë ahengu familjar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 30 copë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, mirëpo arma nuk është gjetur dhe i dyshuari ka mohuar se kishte shtënë me armë.

Lexo edheAlbin Kurti e Ardian Gjini nuk shihen as në festivalin “Ditët e Shqiptarit”, njëri shkoi të shtunën, tjetri të dielën
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime./Lajmi.net/