Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth
dp

Lexo edheSulmi kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë gjermanë, dyshime për përfshirjen e Rusisë! Si arritën hakerat të depërtonin edhe në “Signal”

Sipas Policisë, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë.
“Gjatë veprimeve hetimore, përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e informacioneve në terren, i dyshuar ishte S. T. (35 vjeç ) , i cili është identifikuar përmes karakteristikave fizike, pavarësisht përpjekjeve për t’u maskuar”, ka njoftuar Policia.
Më 25.04.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur.

Lexo edheSulmi kibernetik ndaj zyrtarëve të lartë gjermanë, dyshime për përfshirjen e Rusisë! Si arritën hakerat të depërtonin edhe në “Signal”
Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: