Arrestohet në Kukës 34 vjeçari nga Kosova, po kërkohej nga autoritetet gjermane për trafik droge
dp

Lexo edhe“Diaspora shqiptare me UÇK-në”, protestohet edhe në Kanada

Një 34-vjeçar nga Ferizaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
Policia Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, e ka ndaluar shtetasin kosovar Y. A. gjatë hyrjes në Shqipëri.
Pas verifikimeve me Interpol Tiranën, është konfirmuar se ndaj tij Gjykata e Ëiesbadenit në Gjermani kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Lexo edhe“Diaspora shqiptare me UÇK-në”, protestohet edhe në Kanada
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.