Pas 27 vitesh, ADN-ja konfirmon Idriz Rrecajn, njëri nga tre viktimat e varrezave masive në veri
dp

Lexo edheTahiri: Çdo ditë po bëhemi më shumë, zëri për lirinë e çlirimtarëve po fuqizohet

Shpëtim Rraci, djali i Idriz Rrecajt, shkroi në një postim në Facebook se janë informuar zyrtarisht nga institucionet.
“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, shkroi ai.
“Pyetjes “Ku është Idriz Rrecaj?” i erdhi fundi. Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë”, shtoi Shpëtim Rraci.
Ai ka shprehur “mirënjohje të thellë për të gjitha institucionet e shtetit dhe për çdo person që ka punuar ndër vite për zbardhjen e fatit të tij dhe të personave të zhdukur”.

Lexo edheTahiri: Çdo ditë po bëhemi më shumë, zëri për lirinë e çlirimtarëve po fuqizohet
“GJAKU NUK HUMB KURRË!”, shkroi djali i Idriz Rrecajt.
Idriz Rrecaj ishte në mesin e 23 burrave që u zhdukën në prill të vitit 1999.