BallinaLajmeArrestohet drejtori i Urologjisë në QKUK, kërkoi 100 euro nga pacienti

Arrestohet drejtori i Urologjisë në QKUK, kërkoi 100 euro nga pacienti

Të ngjajshme

Është arrestuar drejtori i klinikës së Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj, pasi dyshohet se mori ryshfet prej 100 eurosh nga një pacient.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha ka konfirmuar për KTV-në se, “ sot rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit” ka thënë Hoxha

Sipas Hoxhës, Kasumaj është arrestuar në flagrancë, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për t’i kryer shërbime mjekësore.

“Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes” ka thënë Hoxhaj.

Edhe zyra e drejtorit të SHSKUK-së ka konfirmuar arrestimin e Rexhep Kasumajt derisa ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të ndërmarrë masat ligjore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz