Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi
dp

Lexo edheZhvillimi i fundit nga sheshi: Policia vazhdon me gaz lotsjellës e top ujë, protestuesit nuk largohen

Haradinaj ka kritikuar mosvotimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se një zhvillim i tillë, sipas tij, e gëzon Beogradin.
“Sot është dashur me qenë natë feste dhe jo proteste. Kështu e kanë mendu dhe është fatkeqësi e madhe me gëzu Beogradin”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit, duke thënë se është e papranueshme që institucioni të mos e miratojë ligjin, për të cilin, sipas tij, është folur në emër të qytetarëve.

Lexo edheZhvillimi i fundit nga sheshi: Policia vazhdon me gaz lotsjellës e top ujë, protestuesit nuk largohen
“Parlamenti jonë nuk voton, prej deputetëve që flasin në emër tonë. Si do qoftë, populli është ai që vendosë gjithmonë dhe duhet ta kryej detyrën e vet”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj iu bashkua protestës në një kohë kur situata para Kuvendit është tensionuar, ndërsa protestuesit po kërkojnë që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen edhe në lexim të dytë.