back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeArrestohet biznesmeni kosovar, po kërkohej nga FBI

Arrestohet biznesmeni kosovar, po kërkohej nga FBI

Të ngjajshme

Tahiri: Në seancën e sotme do të diskutohen tri tema

Shefi i Grupit Parlmetar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka...

Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Sekretari parlamentar i Shtetit i Ministrisë Federale Gjermane të...

Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë

Shtatë kryesues të vendvotimeve janë ndaluar për 48 orë,...

Është arrestuar biznesmeni kosovar, Imer Shahini, i cili ishte në kërkim nga FBI.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Shahinit, i cili është vëllai i gruas së zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj është arrestuar pas një urdhër arresti ndërkombëtar.

Për Shanihni ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Ndërsa, konfirmimin se ai është arrestuar nga autoritetet e Kosoës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 11.06.2019 – Njësia përkatëse me vendim të urdhër arrestit ndërkombëtar ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Policia e Kosovës gjithashtu ka arrestuar edhe dy persona tjerë, të cilët ishin të kërkuar ndërkombëtarisht.

Theksojmë që gjatë ditës së djeshme ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, kanë nënshkruar protokollin e instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes së Ekstradimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz