Arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë, i shpallur në kërkim për ngacmim seksual
dp

Lexo edheRegjisori që thuri lavde për Çekun përfiton 15 mijë euro nga Ministria e Kulturës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.
Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme

Lexo edheRegjisori që thuri lavde për Çekun përfiton 15 mijë euro nga Ministria e Kulturës