back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRegjisori që thuri lavde për Çekun përfiton 15 mijë euro nga Ministria...

Regjisori që thuri lavde për Çekun përfiton 15 mijë euro nga Ministria e Kulturës

Të ngjajshme

Ballë për ballë me Putin, Trump në stilin e tij i duartrokiti liderit rus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur...

Nis takimi Trump-Putin

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e...

Regjisori Agon Myftari, jo befasisht doli në përkrahje të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.

Myftari rezulton të jetë njëri nga përfituesit e thirrjes për konkurs të Ministrisë së Kulturës, të udhëhequr aktualisht nga ministri Çeku, për projektet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore në vitin 2025.

Bazuar në listën preliminare të fituesve të konkursit në projekte për individë në fushën e artit dhe kulturës, të publikuar më 1 gusht, Myftari rezulton njëri nga rreth 200 përfituesit.

Ai ka përfituar grant me vlerë 15 mijë euro nga MKRS-ja e Hajrulla Çekut, tregojnë dokumentet publike.

Disa javë më parë, Myftari nuk ngurroi të mbështeste publikisht kandidaturën e Çekut për Prishtinën, përmes një shkrimi në Facebook me lëvdata të përzgjedhura për të nominuarin e Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.

“Prishtina ka nevojë për dikë që e njeh mirë sfidën urbane, që dëgjon qytetarët dhe që nuk e sheh këtë qytet si pronë personale. #mehajrën”, shkroi Myftari në një postim në Facebook.

Në listën e përfituesve të thirrjes publike për projekte në fushën e artit dhe kulturës, Myftari rezulton të jetë përkrahur me 15 mijë eur për shfaqjen teatrale të titulluar “ALTERNACIONI”, raporton Paparaci.

Ndërkohë, lista tregon edhe emra të tjerë të botës së artit të lidhur me Vetëvendosjen, të cilët janë përkrahur financiarisht për projekte indiviuale. Në mesin e përfituesve është edhe këngëtarja Adelina Ismaili, e cila e mbështeti publikisht Vetëvendosjen në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz