BallinaLajmeArrestohet 34-vjeçari, shiste certifikata trajnimi

Arrestohet 34-vjeçari, shiste certifikata trajnimi

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në sektorin privat”.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Tiranë, pas videos së publikuar më datë 04.09.2017 në emisionin “Stop” të televizionit Klan, më datë 05.09.2017, ndaloi shtetasin, Miratim Mezini, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ky shtetas me detyrë administrator i një shoqërie punësimi, duke i marrë një shumë prej 320 euro një shtetasi e ka pajisur atë me certifikatë trajnimi për përfundimin e kursit profesional, ndërkohë që nuk i është nënshtruar testimit teorik dhe praktik. Nga hetimet e kryera rezulton se certifikata e lëshuar nuk është pasqyruar në rregjistrat e amzës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 70 certifikata kursi profesional, 2 rregjistra Amze.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ” Korrupsion pasiv në sektorin privat ” dhe ” Fallsifikimi i dokumentave”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz