Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘grabitje’ në Gjakovë
dp
Lexo edheShkaktari i aksidentit tragjik kishte tentuar të bënte vrasje, jeta mes makinave lukzose dhe alkoolit (FOTO)
Sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin rajonal për hetime, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për ‘grabitje’.
Personat e arrestuar dyshohet se më 2 tetor 2016 në orën 23:30 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë ia kanë grabitur viktimës- femër çantën e krahut në të cilën kishte të holla në vlerë 12.000 euro.
Personat e dyshuar janë: M.D 1981; N. P 1966 dhe M.D 1983.

Lexo edheShkaktari i aksidentit tragjik kishte tentuar të bënte vrasje, jeta mes makinave lukzose dhe alkoolit (FOTO)
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacion policor dhe gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën.
Lidhur me arrestimin e tyre është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të të cilit tre personat e dyshuar janë mbajtur në ndalim policor, ndaj tyre është ushtruar kallëzimi penal policor, e më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.