BallinaLajmeShkaktari i aksidentit tragjik kishte tentuar të bënte vrasje, jeta mes makinave...

Shkaktari i aksidentit tragjik kishte tentuar të bënte vrasje, jeta mes makinave lukzose dhe alkoolit (FOTO)

Të ngjajshme

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

36-vjeçari Dashnor Deliallisi i lindur në Fushë-Krujë dhe me banim në Durrës është shkaktari i aksidentit tragjik të ndodhur rreth orës 04:015 na autostradën Tiranë-Durrës në Sukth. Tre vajza, shoqe me njëra-tjetrën gjetën vdekjen pasi u përplasën ballë për ballë me makinën e drejtuar nga Deliallisi i cili ecte kundravajtje. Përplasja fatale nuk mund të kursente as jetën e tij.

36-vjeçari udhëtonte me një makinë tip Benz. me shpejtësi tej normave të lejuara, një fakt ky i konstatuar edhe nga disa efektivë të policisë rrugore të cilët ishin në patrullim. Policët kanë parë makinën që është futur në kahun e kundërt të rrugës me një shpejtësi që dyshohet se është mbi 120 kilometër për orë. Pavarësisht shenjës së efektivëve për të ndaluar, Dashnor Deliallisi, i cili ka dyshime që të ketë qenë nën efektin e lëndës narkotike, ka vijuar të eci me shpejtësi në sensin e kundërt.  Sipas policisë, për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, efektivët e kanë ndjekur makinën duke ecur nga kahu i duhur i autostradës, ku nga andej u përballën me faktin tragjik: Deliallisi kishte përplasur një tjetër makinë që ishte në rrugën e saj.

Tre vajzat, Greta Sherifi 23 vjeç me banim në Sarandë, shofere dhe pronare e makinës, Izabela Balla 33 vjeçe dhe Elona KaÇibaro, 34 vjeçe me banim në Tiranë, gjetën vdekjen. Përplasja e fortë ballore e makinave nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi për jetën e tyre. Vajzat raportohet se ishin nisur për disa ditë pushimi në Korfuz, por udhëtimi i tyre u ndërpre në mes.

Aksidenti tragjik

Nga ana tjetër, Dashnor Deliallisi, shkaktari i aksidentit, ishte një frekuentues i jetës së natës, adhurues i makinave luksoze, elemente këto të dukshme edhe në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Në fotot që ai shfaq, është në mes shoqërisë në tavolina të mbushura me alkool.

36-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa njihej ndryshe edhe me pseudonimin “kamikazi shkatërrues”. Ai rezulton i arrestuar në vitin 2011 për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje

“Durrës Lajm” shkruante më herët se Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz