BallinaRegjionaleArrestohen tre persona të dyshuar, konfiskohen armë dhe municion

Arrestohen tre persona të dyshuar, konfiskohen armë dhe municion

Të ngjajshme

Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për mbështetjen e Kosovës në NATO

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës,...

Një tjetër yll i Cityt i është ofruar Interit

Sipas raportimeve në Itali, mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan...

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett...

Arifi për rikthimin e Osmanit në LDK: Strategji e Abdixhikut për rritjen e votave

Ish-ambasadori, Avni Arifi, vlerëson se brenda Lidhjes Demokratike të...

Sektori i hetimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për ‘posedim dhe armëmbajtje pa leje’, sot me datën 26 janar 2017, në orët e mëngjesit ka ndërmarrë një operacion policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, me ç’rast janë realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, kryesisht në zonën e Vushtrrisë.

Nga ky urdhërkontroll janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion, përfshirë 4 armë të gjata, 160 fishekë, një shufër metalike si dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar: I. <H Sh. lindur më 1950  m/sh/k; Sh. Sh, lindur më 1983 m m/sh; Xh. A, lindur më 1975 m/sh/k

Në realizimin e urdhërkontrolleve policore njësia e hetimeve rajonale është mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale, neni 372 ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz