Arrestohen katër gra për prostitucion në Prishtinë
03

Lexo edheÇrrënjosen 755 bimë kanabis sativa në Pejë

Në lagjen “Kalabria” në Prishtinë dje rreth orës 19:00 janë arrestuar katër gra si të dyshuara për përfshirje në veprën penale të prostitucionit.
Rasti nga policia është cilësuar si “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Lexo edheÇrrënjosen 755 bimë kanabis sativa në Pejë
“Njësia përkatëse policore ka identifikuar dhe arrestuar katër femra K-Shqiptare nën dyshimin e bazuar se të njëjtat janë përfshirë në veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.