Arrestohen dy persona të dyshuar për mbështetje të grupeve terroriste
03
Lexo edheBeqaj: Do të mbështeten bizneset kosovare në rritjen e kapaciteteve dhe produktivitetit
Sot me datën 20 dhjetor 2017, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion në Mitrovicë dhe në Lipjan për zbatimin e urdhërkontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ajo në Mitrovicë.
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në stacionin e Policisë dy (2) persona:
Personat e arrestuar nga zyrtarët policorë, dyshohet se kanë shpërndarë propagandë në mbështetje të grupeve terroriste, veprime këto të sanksionuara sipas ligjit 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Lexo edheBeqaj: Do të mbështeten bizneset kosovare në rritjen e kapaciteteve dhe produktivitetit
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.
Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.