BallinaLajmeArrestohen dy persona për ‘trafikim me njerëz’

Arrestohen dy persona për ‘trafikim me njerëz’

Të ngjajshme

QKMK njofton: Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur...

Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në Elbasan – nën hetim dy mjeke

Dy mjekje janë proceduar penalisht në Elbasan, nën dyshimin...

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me njësitet e saja në Gjakovë, ka realizuar një operacion policor në një fshat të Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’, si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

  • Xh. K. – m/sh/k
  • F. K.   – m/sh/k

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Me këtë rast dy viktimat e trafikimit,  pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe në prezencë të zyrtarit për shërbime sociale, janë dërguar në qendrën për trajtim të viktimave.

Me vendim të prokurorit kujdestar personat e arrestuar janë dërguar në qendrën mbajtjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz