Arrestohen dy oficerë pasi ikën të burgosurit në Dubravë
BILLI

Lexo edheDy autostradat kosovare do bëhen me pagesë, çmimi më pak se 5 euro

Gjatë ditës së djeshme drejtori i burgut, Nehat Thaçi, ka konfirmuar se nga Shërbimi Korrektues në Dubravë, kanë ikur dy të burgosur. Në Policinë e Kosovës thonë se janë arrestuar dy oficerë për mospërcjelljen e të arratisurve.
“Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shqiptar shtetas i Maqedonisë, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kanë thënë për Gazetën Express burime nga Policia.
Lexo edheDy autostradat kosovare do bëhen me pagesë, çmimi më pak se 5 euro