back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeArrestohen dhe suspendohen katër policë në Mitrovicë, dyshohen për manipulim me prova

Arrestohen dhe suspendohen katër policë në Mitrovicë, dyshohen për manipulim me prova

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se kanë arrestuar sot katër zyrtarë policorë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.

Siç ka njoftuar IPK, të njëjtit më 13 shtator të këtij viti nuk kanë proceduar me rast penal në një rast të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, dhe gjithashtu ata dyshohet se kanë fshehur dhe manipuluar me provat e gjetura në vendngjarje.

IPK ka njoftuar se të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë iu ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, shkruan lajmi.net.

“Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës – Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug  edhe suspendimin për  katër të dyshuarit të cilët kanë qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka njoftuar IPK. /Lajmi.net/

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot katër zyrtarë policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.

 

Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se zyrtarët policorë më 13 shtator 2025 nuk kanë proceduar me rast penal në një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe dyshohet se kanë fshehur si dhe kanë manipuluar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarve në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës – Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug  edhe suspendimin për  katër të dyshuarit të cilët kanë qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të Fundit

Sport

ShowBiz