back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeUran Ismaili sfidon të gjithë nga Kodra e Trimave, nis prezantimin e...

Uran Ismaili sfidon të gjithë nga Kodra e Trimave, nis prezantimin e zgjidhjeve për lagjet e Prishtinës funksionale

Të ngjajshme

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se zgjedhjet e 12 tetorit janë më të rëndësishmet në historinë 25 vjecare të të kryeqytetit.

Sipas tij, qytetarët nuk do të vendosin vetëm thjeshtë kush është kryetari por si do të duket Prishtina më shumë se një dekadë.

Veçantia e tij në këto zgjedhje është se ai përfaqëson modelin e 5 zgjidhjeve të prekshme për Prishtinën funksionale dhe zgjidhjet specifike për secilën lagje.

Uran Ismaili deklaroi se gjendja aktuale në Prishtinë është alarmante: trafiku është një makth, qyteti është më i papastër dhe më i pasigurt se kurrë, ndërsa ndërtimet pa plan e kanë mbuluar qytetin me beton. Sipas tij, për secilën prej këtyre sfidave ka zgjidhje konkrete, të përfshira në pesë prioritetet e tij për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme.

Pas tubimit hapës të shtunën, ai ka sfiduar të gjithë kundërkandidatët duke nisur fushatën nga Kodra e Trimave dhe që sipas tij “shënon turin e ri të prezantimit të zgjidhjeve për secilën lagje”.

Ai tha se “qytetarët e ndershëm të Kodrës së Trimave ende sot trajtohen si periferi e harruar e Prishtinës”, duke shtuar se “kryetari aktual mendon se Prishtina përfundon te rrethi me fontanë, e krejt pjesa që vjen pas saj nuk meriton investime, kujdes e respekt”.

Përveç pesë zgjidhjeve të përgjithshme për kryeqytetin, Ismaili prezantoi edhe zotime konkrete për Kodrën e Trimave, që përfshijnë:

1. Legalizimin përfundimtar të pronave;
2. Ndërtimin e tri çerdheve të reja;
3. Ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare;
4. Ndërtimin e tre parqeve të reja;
5. Asfaltimin e rrugëve dhe rregullimin e trafikut me semaforë, rrethrrotullime dhe mbylljen e gropave;
6. Organizimin e transportit publik me stacione jo më larg se 7 minuta ecje nga çdo shtëpi;
7. Ndërtimin e një palestre sportive vertikale me pishinë gjysmë-olimpike, sallë basketbolli dhe sallë futbolli;
8. Rinovimin e shkollave të lagjes;
9. Ndërtimin e një qendre komunitare moderne;
10. Rivitalizimin e ish-deponisë së mbeturinave dhe kthimi i saj në një park multifunksional.

Në përmbyllje të fjalimit të tij, Ismaili tha se këto projekte do ta nxjerrin Kodrën e Trimave nga izolimi dhe do ta kthejnë në një lagje funksionale, të gjallë dhe të barabartë me çdo pjesë tjetër të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz