back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleArmë dhe granatë dore në një shtëpi në Skenderaj, arrestohet 78 vjeçari

Armë dhe granatë dore në një shtëpi në Skenderaj, arrestohet 78 vjeçari

Të ngjajshme

Sot në orët e mëngjesit rreth orës 06:00, Policia në Skenderaj  ka realizuar një  urdhërkontroll të një  shtëpie, ku ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një pistolete.

Urdhërkontrolli u realizua mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme  për posedim të armës, ku gjatë kontrollit në këtë lokacion është konfiskuar një pistoletë e tipit M-57, me nr. Serik:*H145*1945, kal.7.62×25 mm, prodhim jugosllav dhe dy (2) karikatorë me njëzet  e tre (23) fishekë të kalibrit të njëjtë, ku si provë materiale janë konfiskuar nga policia.

Gjithashtu tek i njëjti është gjetur edhe një granatë dore me siguresë, ku njësia përkatëse e FSK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari H. A., 78 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën dhe dëshmitë tjera dhe pas procedurave intervistuese i njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz