Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArmando Broja drejt Gjermanisë? Dy klubet e njohura të Bundesligës në garë...

Armando Broja drejt Gjermanisë? Dy klubet e njohura të Bundesligës në garë për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares

Të ngjajshme

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

E ardhmja e Armando Brojës duket gjithnjë e më larg Chelsea-t, ndërsa dy skuadra nga Bundesliga kanë shfaqur interes serioz për shërbimet e tij.

Sipas The Athletic, RB Leipzig dhe Stuttgart po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit shqiptar, me të dy klubet që po kërkojnë zëvendësues për largime të mundshme këtë verë.

Te Leipzig, e cila mund të humbasë Benjamin Sesko dhe Xavi Simons gjatë merkatos, Broja shihet si një alternativë premtuese për të plotësuar boshllëqet në repartin ofensiv

Nga ana tjetër, Stuttgart – që sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League pasi fitoi Kupën e Gjermanisë – ka refuzuar një ofertë të parë nga Bayern Munich për Nick Woltemade dhe është në kërkim të përforcimeve të menjëhershme. Broja është një nga emrat në listën e tyre.

Pozitat e Brojës te Chelsea janë dobësuar më tej pas afrimeve të Joao Pedro dhe Liam Delap për një shumë të kombinuar prej 97.2 milionë euro. Trajneri i ri Enzo Maresca nuk e sheh 23-vjeçarin si pjesë të planeve të tij për sezonin e ri.

Gjatë sezonit të kaluar, Broja ishte i huazuar te Everton, por dëmtimet e kufizuan ndjeshëm. Ai humbi 11 ndeshje dhe zhvilloi vetëm 332 minuta lojë në 10 paraqitje në Premier League, pa arritur të shënojë. Everton vendosi të mos e ushtrojë opsionin e blerjes.

Stuttgart kishte treguar interes edhe verën e kaluar, kur kishte nisur kontaktet me Chelsean për transferimin e Brojës, por më pas kishte zgjedhur të ndjekë pista të tjera. Ai do të kishte shkuar fillimisht si zëvendësues i Deniz Undav dhe Ermedin Demirovic, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e klubit.

- Advertisement -

Të Fundit