back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeArben Gashi: LAA-ja nuk e voton Veselin, as Haradinajn

Arben Gashi: LAA-ja nuk e voton Veselin, as Haradinajn

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...
- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se koalicioni LAA ka qëndrim zyrtar që të mos e votojë as kandidatin për kryeparlamentar të PAN-it, Kadri Veseli e as të nominuarin e tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Qëndrimi zyrtar i koalicionit është që z. Veselin nuk e voton për kryetar të Kuvendit e as kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Gashi me këtë rast ka thënë se po që se PAN-i dështon t’i formojë institucionet, atëherë presidenti duhet t’ia kalojë mandatin kandidatit që siguron se i ka 61 vota së paku, qoftë ai nga LDK-ja, LVV-ja apo nga ndonjë tjetër subjekt. Në këto rrethana, sipas tij, do të mund të kishte një bashkëpunim mes LDK-së e LVV-së ose mes LDK-së, LVV-së, AAK-së e Nismës, por jo edhe PDK-së, transmeton zeri.info.

“Të gjitha partitë mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndoshta edhe AAK-ja e Nisma dalin prej PDK-së dhe bëjnë koalicion me LDK-në dhe LVV-në. Në këtë rast LDK-ja dhe si duket ‘Vetëvendosja’ kanë vendosur kusht që nuk bëjnë koalicion me PDK-në dhe në këto rrethana mbeten konsultimet për koalicione, ndoshta LDK-ja me LVV-në, ndoshta LDK-ja, LVV-ja dhe të tjerët”, ka deklaruar ai, transmeton zeri.info.

Porse, sipas Gashit, tërë këto mbeten vetëm hipoteza përderisa nuk ka diçka konkrete. Kjo pasi që zgjidhja e vetme formale është Kuvendi dhe aty do të shihet se çka do të ndodhë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz