Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin
dp

Lexo edheShtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit kundër vendimit për caktimin e 30 ditëve paraburgim.
Kështu, Apeli e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit ndaj Gecit.
Siç ka mësuar Klan Kosova, mbrojtja kishte kërkuar anulimin e vendimit të Themelores dhe lirimin e Gecit.
Në rast se kërkesa për lirim nuk do të aprovohej, mbrojtja kishte kërkuar që paraburgimi të zëvendësohej me masën e ndalimit për t’iu afruar personit ose vendit të caktuar.

Lexo edheShtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve
Megjithatë, Gjykata e Apelit e ka refuzuar këtë kërkesë.
Gani Geci u ndalua më 13 tetor, pas ankesës së gazetarit Lirim Mehmetaj, ndërsa më 14 tetor, Gjykata Themelore i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.