Ekstradohet në Suedi shtetasi suedez i kërkuar për vepra penale të lidhura me narkotikët
dp

Lexo edheJashari takon gjeneralin amerikan Lampe, diskutohet avancimi i partneritetit mes FSK-së dhe Gardës së Ajovës

Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Urdhërarresti ndërkombëtar ndaj të dyshuarit ishte lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë.
Policia bëri të ditur se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre suedeze.

Lexo edheJashari takon gjeneralin amerikan Lampe, diskutohet avancimi i partneritetit mes FSK-së dhe Gardës së Ajovës
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe hetimin e veprimtarive kriminale, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.