Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave për kosovarët
dp

Lexo edheRizvanolli dhe Ambasadori Schuebel vizitojnë “Kosova B”,në fokus punimet në projektin e elektrofiltrave

Shtetasit e Kosovës do të mund të pajisen me vizë elektronike ose me vizë në mbërritje për udhëtime turistike në Arabinë Saudite, pas vendimit të autoriteteve saudite për lehtësimin e procedurave të vizave.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kosova është kaluar nga Grupi B në Grupin A të vendeve, shtetasit e të cilave përfitojnë nga këto lehtësime.
Ministria e ka vlerësuar këtë vendim si zhvillim pozitiv për lehtësimin e udhëtimeve të qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Lexo edheRizvanolli dhe Ambasadori Schuebel vizitojnë “Kosova B”,në fokus punimet në projektin e elektrofiltrave