Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës
dp

Lexo edheArrestohen dy persona të dyshuar për rrahjen e një 23-vjeçari në Mitrovicën e Veriut

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës për Informim të PDK-së, ku thuhet se gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.
Çitaku do ta ushtrojë këtë detyrë deri në përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor, përmes të cilit pritet të përcaktohet udhëheqja e re e partisë.
Kujtojmë se Bedri Hamza ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga drejtimi i partisë.

Lexo edheArrestohen dy persona të dyshuar për rrahjen e një 23-vjeçari në Mitrovicën e Veriut
Njoftimi i plotë:
Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares. Gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet./lajmi.net/