BallinaLajmeAnulohet tubimi përkujtimor i masakrës së Dubravës, i paraparë të mbahet me...

Anulohet tubimi përkujtimor i masakrës së Dubravës, i paraparë të mbahet me 22 maj

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Për çdo vit që nga përfundimi i luftës të Kosovës, përpos sivjet, të mbijetuarit, familjarët e personave të vrarë, institucione, institute, këshilla, media kanë përkujtuar masakrën në burgun e Dubravës, në të cilën forcat ushtarake e policore serbe, të ndihmuara edhe nga gardianët dhe të burgosurit serb, kanë kryer krime brenda dhe në oborrin e burgut, ku patën vrarë dhe masakruar qindra shqiptarë.

Po mos të mos shpërthente pandemia Covid-19, sot, si mot, në burgun e Dubravës do të mbahej tubimi përkujtimor në nderim të të rënëve në Dubravë.

Por, për shkak të pandemisë, Këshilli Organizativ i tubimit përkujtimor në burgun e Dubravës ka njoftuar të gjithë familjarët e të rënëve në burgun e Dubravës, të gjithë të plagosurit e të mbijetuarit dhe qytetarët e Kosovës, që për nderë të përvjetorit të 21-të të masakrës së Dubravës nuk do të ketë organizim dhe homazhe siç ka ndodhur çdo vit.

“Çdo vit më datën 22 maj kemi vizituar vendin e të rënëve brenda hapësirave të burgut të Dubravës, por në këtë përvjetor, për shkak të situatës pandemike, jemi të detyruar të anulojmë këtë vizitë”, ka njoftuar Këshilli Organizativ.

Po me këtë datë, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve të Memorialeve, të cilën e drejton ish i burgosuri, tash drejtor i kësaj agjencia, Bislim Zogaj, ka qenë e planifikuar të përurohet një memorial me emrat e të gjithë të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve në burgun e Dubravës.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemi, memoriali ka mbetur pa përfunduar, prandaj përurimi i tij pritet të bëhet në përvjetorin e 22-të të kësaj masakre, thuhet ne njoftimin për media nga këshili organizativ.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz