Anulohen në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna
03

Lexo edhePZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë të gjitha votat e AAK-së nga diaspora dhe ato me kusht

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit.
PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.
Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.

Lexo edhePZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë të gjitha votat e AAK-së nga diaspora dhe ato me kusht
Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Për Koalicionin VAKAT i janë anuluar votat në Leposaviq. /Telegrafi/