BallinaLajmeLajmet e FunditAntonini përshëndet hapjen e kampit të AC Milan, në Prishtinë

Antonini përshëndet hapjen e kampit të AC Milan, në Prishtinë

Ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, mori pjesë në ceremoninë hapëse të kampit të futbollit të AC Milan, në Prishtinë.

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se si sporti lidh dhe frymëzon vendet, shkruan IndeksOnline.

“Futbolli mund të hapë dyert, jo vetëm për sukses, por për miqësi dhe rritje të përjetshme”, deklaroi Antonini.

Kampi, në bashkëpunim me FFK-në, do të stërvit lojtarë të moshave nga 6 deri në 17 vjeç.

Stërvitjet dhe avancimi në aftësitë futbollistike do të bëhet duke përdorur metodat e AC Milan-it.

- Advertisement -