Ankohen për rrugën e keqe në fshatin nga vije kryetari i Drenasit |Foto

Në një faqe në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi, në të cilat pasqyrohet gjendja e një rruge në fshatin Gllanasellë, prej nga vije kryetari i komunës së Drenasit.
Në faqen Shqetësimet e Qytetarëve të Drenasit shkruan:
Fotografit e dërguara nga banoret e lagjes së Nika nga fshati Gllanasellë prej nga vije edhe vete Kryetari i Komunës së Drenasit, flasin për gjendjen tejet të vështirë në rrugën e kësaj lagje sidomos pas të reshurave të fundit, ndërsa rruga e arave e cila është e shtruar me zhavorr dhe përdorët nga nxënësit për të shkuar në shkollën e fshatit është gati e pakalueshme. Kjo gjendje po shkakton shqetësim të madh tek banoret e kësaj lagje. Shikojeni fotot e dërguara dhe binduni në lidhje me cilësinë e dobët të punimeve.
Lexo edheZeka fyen rëndë Lladrovcin
Shqetësimet e Qytetareve të Drenasit

















