back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaBotëMë anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Civil Engineering ka...

Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Civil Engineering ka treguar për qeremidet për ruajtjen e energjisë diellore, të cilat po cilësohen si e ardhmja e kulmeve të shtëpive. Ato kanë një material i cili mundëson depërtimin e dritës në brendësi të shtëpisë the thithjen e nxehtësisë nga dielli për ta reflektuar brenda.

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Tom Parker Bowles dhe Laura Lopes janë dy prej emrave ndoshta më pak të lakuar të familjes mbretërore, ndonëse ata janë as më pak e as më shumë se motra dhe vëllai i princave William dhe Harry. Fëmijët e vetëm të dukeshës së Cornwall-it janë bërë pjesë e familjes britanike që prej martesës së mamasë së tyre, Camilla Parker me Princin Charles. Por, cilët janë ata dhe ç’lidhje kanë me dy djemtë e lady Dianës do e zbuloni më poshtë.

Tom Parker Bowles duket të jetë delja e zezë e familjes. Djali i parë i dukeshës së Cornwalli-t, Camilla Parker, është përfshirë vazhdimisht në skandale që kanë tronditur publikun për shkak të varësisë së tij nga substancat narkotike. Emri i tij ka përfunduar shpeshherë në faqet e para të gazetave britanike jo rrallëherë edhe për shkak të posedimit të drogërave të ndryshme, që nga ato më të lehtat deri tek kokaina dhe marijuana. Por, pas një periudhe relativisht të gjatë në një progam rehabilitimi Tom tashmë është i pastër. Ai është një kritik gastronomie mjaft i njohur në Britaninë e Madhe.

Laura Lopes është emri tjetër i panjohur për të cilin me siguri nuk keni dëgjuar të flitet kurrë. Vajza e vetme e Camilla Parker është kuratore arti dhe ndryshe nga vëllai i saj i madh nuk është përfshirë kurrë në asnjë skandal. Ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me William dhe Harryn, madje vajza e saj ishte një prej vogëlusheve që mbajtën vellon e Kate Middleton gjatë ditës së dasmës. Laura ka një lidhje të ngushtë edhe me mbretëreshën Elizabeth, pasi bashkëshorti i saj është nip i një baroni të oborrit mbretëror.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz