Klubi spanjoll Alaves konfirmoi gjatë ditës se ka shkarkuar nga posti i kryetrajnerit, strategun italian, Gianni De Biasi, një emër shumë i njohur për të gjithë ne.
Të gjithë e morën këtë si një lajm befasues dhe e pritën me keqardhje duke pasur parasysh respektin që të gjithë kemi për De Biasin. Të gjithë kemi të drejtë të ndjejmë keqardhje, pasi pikërisht De Biasi plotësoi ëndrrën e shqiptarëve për pjesëmarrje në Kampionat Evropian.

Me apo pa dronin e Ballistit – historia do të mbajë në mend vetëm faktin se Shqipëria ka luajtur në një Kampionat Evropian dhe atë skuadër e drejtoi Gianni De Biasi, njeriu që sot (e hënë) u shkarkua nga pozita e trajnerit të Alavesit.
Telegrafi shpjegon arsyen pse Kosova dhe gjithë shqiptarët duhet t’i gëzohen lajmit të shkarkimit të De Biasit dhe si ai mund të gjendet shpejt në mesin tonë – sërish, për një tjetër rrugëtim drejt historisë.
Kombetarja e Shqipërsië ishte në një situatë të ngjashme sikurse përfaqësuesja e Kosovës vite më parë, kur vendosi të guxonte me nënshkrimin e Gianni De Biasit. Trajneri italian e pa sfidën e Shqipërisë si shumë të rëndësishme për karrierën e tij, kurse sfida ishte edhe më e rëndësishme për FSHF-në shumë të kritikuar që drejtohet sot e kësaj dite nga Armando Duka.
Dhe si në rastin e Kosovës, edhe Shqipëria atë kohë në futboll ishte vetëm një skuadër inferiore që formalisht merrte pjesë në kualifikimet për botëror dhe evropian.