Kandidati për kryetar të Drenasit nga Vizioni për Drenasin, Xhavit Drenori, ka patur sot një takim me përfaqësues të ambasadës amerikane.
Sipas Drenorit përfaqësuesit e ambasadës amerikane u interesuan për programin qeverisës katër vjeçar të Vizionit për Drenasin!
“Patëm kënaqësinë të presim në takim përfaqësues nga ambasada amerikane në Prishtinë. I informuam rreth qeverisjes lokale në Drenas si dhe rreth pregatitjeve të Vizionit për Drenasin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.”
“Znj. Emma Lomax, zyrtare politike si dhe bashkpunëtori i saj u interesuan rreth programit qeverisës të Vizionit për Drenasin për mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Drenori.
Në këtë takim nga “Vizioni për Drenasin” të pranishëm ishin edhe Afrim Berisha dhe Egzona Tërdevci./Drenicapress.info/

