Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar sot ashpër ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas vendimit të këtij të fundit që të mos certifikojë kandidatët e Listës Serbe që do të garonin për kryetar në zgjedhje e parakohshme në katër komunat veriore.
Heldt ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e një vendimi të tillë, dhe pyet se pse ende KQZ-ja nuk është e kompletuar.
“Duke mos qenë në gjendje të komentojë aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë”, ka thënë ai.
Ai thotë se problem tjetër në KQZ që po komplikon edhe më tej gjërat, është mos kompletimi i anëtarëve të plotë.
“Sikur i gjith ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar’, ka thënë në fund të reagimit të tij.
Mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe ka ardhur si pasojë e refuzimit të dy anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.
Ata kënë thënë se nuk pranojnë certifikimin e tyre, përderisa ata nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.
Pas këtyre zhvillimeve, reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga Beogradi. Ka qenë fillimisht Marko Gjuriq i cili ka drejtuar akuza të shumta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosjes, ndërkohë presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, ka thënë se për një gjë të tillë do të ankohet edhe tek kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e 29 prillit./GazetaExpress/
Without being able to judge on the legal aspects of the decision at this stage, I do wonder about the political wisdom of such a step. As if things weren’t already complicated enough. And why is CEC still not complete?
CEC did not confirm Srpska Lista candidates; Djuric: Further participation of Serbs in Pristina institutions is meaninglesshttps://t.co/ltWuHqC4HJ
— KoSSev (@KoSSevnews) April 24, 2019
Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS)
Without being able to judge on the legal aspects of the decision at this stage, I do wonder about the political wisdom of such a step. As if things weren't already complicated enough. And why is CEC still not complete? https://t.co/eFlvk4Knio
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) April 24, 2019