BallinaLajmeAmbasadori gjerman, kosovarëve: Flisni me ata që kanë bllokuar Demarkacionin

Ambasadori gjerman, kosovarëve: Flisni me ata që kanë bllokuar Demarkacionin

Të ngjajshme

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë...

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen...

Ambasadori i Gjermanisë në Ukrainë, Ernest Reichel, iu është drejtuar kosovarëve me një thirrje për liberalizimin e vizave.

Reichel, i cili më parë ka qenë ambasador në Kosovë, ka thënë se Kosova mbeti jashtë vendimit të BE-së ku u përfshinë Ukraina dhe Gjeorgjia për liberalizimin e vizave. Ai deklaron se këto dy vende tashmë janë shumë afër heqjes së vizave.

Ambasadori ka pohuar më tej se Demarkacioni ka qenë parakusht për liberalizimin e vizave dhe ka sugjeruar kosovarët që të flasin me ata që po e bllokojnë këtë vendim.

“Të dashur miq kosovarë: Besoj që keni marr lajmin se Ukraina dhe Gjeorgjia janë afër liberalizimit të vizave. Pse Kosova nuk është e përfshirë? Ratifikimi marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, ka qenë gjithmonë kusht dhe Kosova nuk e ka përmbushur atë. Flisni me ata që e kanë bllokuar këtë vendim, pavarësisht konfirmimeve nga ekspertët ndërkombëtarë se marrëveshja ka qenë në rregull”, ka shkruar Reichel në facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz