back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaRegjionaleSkenderajAmbasadori britanik viziton kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz

Ambasadori britanik viziton kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz

Të ngjajshme

Enver Hasani publikon librin e radhës

Profesori universitar Enver Hasani ka publikuar librin e radhës. Ai...

Hashim Thaçi me shokë janë palca kurrizore e shtetit të Kosovës!

Shkruan Halil Matoshi 1.Në Hagë, një Gjykatë Legale e Kosovës...

Prokurori Pace flet për “qendrat e ndalimit”, duke pretenduar se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Në kuadër të deklarimeve në Gjykatën Speciale të Hagës...

Majko: Procesi gjyqësor në Hagë po e deformon atë që ka ndodhur në luftën e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se procesi...

Krasniqi: Prokuroria po mohon të drejtën e shqiptarëve për mbijetesë

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka reaguar pas...

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicohlas Abbott ka vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Abbott ka thënë se Kosova ka kurajon që të përballet me të kaluarën përmes rendit dhe ligjit.

“Këtë mëngjes bëra homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve. Sot Kosova ka kurajon të përballet me të kaluarën përmes rendit dhe ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik ka thënë poashtu se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë.

“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë ndërhyrjes së saj si një kauzë e drejtë, për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni. Siç ka thënë ish-kryeministri Tony Blair në Parlament më 23 mars 1999: “Ne nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, ka shkruar Abbott.

Të Fundit

Sport

ShowBiz