Ambasadori amerikan shkruan për protestën e sotme në Drenas
03

Lexo edheThirret mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Drenasit

Në lidhje me rastin e dyshimeve për abuzim seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas nga profesori i saj dhe hetuesi policor, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Kosnett në deklaratën e lëshuar në twitter, ka përshëndetur mbarvajtjen e qetë të aktivitetit të sotëm të protestës së organizuar në Drenas, ku dënohej dhuna ndaj gruas, njofton Klan Kosova.
”I impresionuar kur shoh kaq shumë qytetarë të Kosovës që bashkohen për të kërkuar fundin e dhunës kundër grave”.

Lexo edheThirret mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Drenasit
”Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, shkruan Kosnett