BallinaLajmeAmbasadorët e Britanisë së Madhe dhe Francës i anulojnë pushimet për shkak...

Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Francës i anulojnë pushimet për shkak të Speciales

Të ngjajshme

KPK-ja me mbledhje të jashtëzakonshme, në rend të ditës dy pika interesante

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën...

Barcelona, një nga klubet që po interesohet për yllin 60-milionësh të Bundesligës

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar...

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell dhe ai francez, Didier Chabert, kanë treguar se kanë anuluar pushimet dimërore për të përcjellë zhvillimet rreth Gjykatës Speciale. Këtë ia kanë bërë të ditur zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Ruairí O’Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Didier Chabert, Ambasador i Francës në Prishtinë, kanë anuluar pushimet dimërore. Kanë vendosur të përcjellin zhvillimet rreth Gjykatës Speciale, e cila pritet të shkojë në Parlament për shfuqizim brenda këtij muaji.

Anulimin e pushimeve e kanë konfirmuar pas një takimi që kanë pasur me Abin Kurtin në zyrat e Vetëvendosjes.

“Të dy ambasadorët treguan që gjatë muajit janar nuk do të marrin pushime dhe do të qëndrojnë tërë kohën në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes pa takimit me ambasadorët.

Në këtë takim, Kurti iu ka thënë ambasadorëve se zhbërja e Speciales nuk do të shkojë përmes nismës së deputetëve por përmes Qeverisë.

Ndaj kësaj reagoi Zyra e Kryeministrit Haradinaj. U kërkua që mos bëhet lojëra me Specialen për qëllime përfitimi personal e politik.

Sidoqoftë, Gjykata Speciale është aprovuar në Parlament në vitin 2015. Ishte përkrahur nga PDK, e cila tash po e përkrahë edhe zhbërjen e saj. Kundër ishin dalë VV, AAK e NISMA. Edhe LDK ishte pro kësaj Gjykate dhe edhe tash ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz