Ambasada e Italisë: Dialog dhe kompromis për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë
dp

Lexo edheGjen kuletën me para dhe dokumente, qytetari nga Vitia e dorëzon në Polici

Lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, Ambasada thekson se përgjegjësia për funksionimin e institucioneve demokratike u takon përfaqësuesve të zgjedhur të vendit.
“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe kompromis, për të lehtësuar formimin e institucioneve të vendit”.
Ambasada italiane nënvizon rëndësinë e përgjegjësisë së klasës politike për të siguruar funksionimin normal të institucioneve demokratike.
U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës të sigurojnë që institucionet demokratike të funksionojnë në mënyrë efektive dhe t’u përgjigjen pritjeve të qytetarëve, gjithashtu duke pasur parasysh avancimin e reformave dhe koordinimin e aktiviteteve që mbështesin rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Italisë për Klankosova.

Lexo edheGjen kuletën me para dhe dokumente, qytetari nga Vitia e dorëzon në Polici