Ambasada britanike: Kosova ka humbur shumë ditë me parlament jofunksional, përgjegjësia është e politikanëve
dp

Lexo edheSeanca konstituive u ndërpre, Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje: Deputetët do të informohen me kohë për vazhdimin e saj

Nga Ambasada kanë thënë se Kosova ka humbur shumë ditë duke pasur një parlament jofunksional dhe se tashmë përgjegjësia është e politikanëve dhe jo e sistemit, raporton lajmi.net
“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë përpara shoqërinë dhe ekonominë. Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës, e jo e sistemit të saj. Tani ata duhet urgjentisht të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, në të mirë të qytetarëve të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagim./Lajmi.net/

Lexo edheSeanca konstituive u ndërpre, Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje: Deputetët do të informohen me kohë për vazhdimin e saj