Para fillimit të evenimentit të FIFA-s, Dani Alves foli për mënyrën se si mungesa e Lionel Messit ishte e çuditshme.
Duke folur për ESPN Alves tha: “Është e padrejtë që Messi nuk ishte emëruar për më të mirin. Kjo është vetëm pasi ata kanë shikuar vetëm atë që ai ka bërë me Argjentinën dhe jo atë që ai ka bërë me Barcelonën”.
Alves u emërua së bashku me Messin në formacionin e vitit.
Në anën tjetër, Luka Modric fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit, duke mposhtur Salah dhe Ronaldon në këtë garë./GazetaBlic/