BallinaRegjionaleDrenasAlkooli fut në sherr inspektorin e AKI-së me ambasadorin Ramiz Lladrovci

Alkooli fut në sherr inspektorin e AKI-së me ambasadorin Ramiz Lladrovci

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Alkooli i kishte dhënë zemër inspektorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Shkelzen Sopjanit një natë në lokalin Wiskey Bar në Tiranë për të sharë dhe kërcënuar ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovcin.

Persona që ishin prezent i kanë treguar Gazetës Fjala se ky i fundit e kishte ftuar Sopjanin bashkë me 16 veta të tjerë të përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe AKI-së, që po merrnin pjesë në grup punues për Ligjin për të Huajt nga data 15 deri me 19 prill të këtij viti.

“Inspektori i AKI-së Shkelzen Sopjani e ka sharë dhe e ka kërcënuar Lladrovcin se ka informacione për të dhe se atë, së bashku me të gjithë komandantët e luftës, do t’i fus në burg”, ka thënë ky burim.

 

Gazeta Fjala mëson se për shkak të këtij konflikti Sopjani, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ka filluar të qajë dhe të bërtas, ndërsa Lladrovci ka qëndruar i qetë dhe ka treguar respekt.

Megjithatë situata e njëjtë kishte vazhduar edhe në hotelin ku ka qëndruar Sopjani.

Por, pavarësisht ngjarjes, e tërë kjo është heshtur dhe të dy janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Gazeta Fjala, ka provuar të kontaktojë me Ambasadorin Lladrovci për të marrë qëndrimin e tij për këtë çështje por në dy raste ai nuk ka kthyer përgjigje ndërsa në telefon ka qenë i pa qasshëm./Gazeta Fjala/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz