Albulena Haxhiu thotë se familjarët e saj në Zvicër po planifikojnë ta padisin Thaçin
03

Lexo edheMilazim Krasniqi ironizon me protestën e VV-së

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se familja e saj do të ushtrojë padi për presidentin e vendit, Hashim Thacin, në Zvicër, raporton Gazeta Express.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se Thaçi është president shpifës, derisa, sipas saj, deklartat e tij bëhen për qëllime të pista.
Ajo ka deklaruar se familja e saj me nënshtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për të paditur Hashim Thaçin në Gjykatën e Zvicrës.
Lexo edheMilazim Krasniqi ironizon me protestën e VV-së
“Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës. Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht”, ka shkruar Haxhiu./Express/