back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti viziton varrin e Alija Izetbegoviq

Albin Kurti viziton varrin e Alija Izetbegoviq

Të ngjajshme

- Advertisement -

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Sarajevë ku ka bërë homazhe pranë varrit të ish Presidentit të parë të Bosnjes dhe Hercegovinës Alija Izetbegoviq.

- Advertisement -

Kurti gjithashtu ka bërë homazhe edhe tek monumenti i 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur. Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit. U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata. Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegovic, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës” ka shkruar Kurti .

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz