back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti refuzon ftesën e Presidentit, ndodhet jashtë Prishtinës

Albin Kurti refuzon ftesën e Presidentit, ndodhet jashtë Prishtinës

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Lideri i LVV-së Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim, raporton Gazeta Express.

Nga VV kanë bërë të ditur për Express se ftesa e Thaçit ka arritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit.

Kjo pasi që sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Tutje, shkruhet se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë nga VV-ja.

Ndryshe, sot presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin për takim në ora 13:30 në presidencë.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz